Tifo-grupi “Intelektualët” ka bërë thirrje për mobilizim masiv të dielën në mbështetje të FC Dritës, në prag të ndeshjes së rëndësishme kundër Prishtinës në kryeqytet.
Përmes një reagimi publik, grupi ka ftuar të gjithë tifozët bardh e kaltër që të jenë pjesë e organizimit në sektorin VERI të Stadiumi Fadil Vokrri, në Prishtina, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes në këtë fazë vendimtare të sezonit.
Në statusin e publikuar, thuhet:
Të dashur vëllezër e motra të familjes së madhe bardh e kaltërt,
Këtë të diele klubi jonë i zemrës e ka një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni. Udhëtojmë në kryeqytet për ndeshjen e madhe kundër Prishtinës.
Ju bëjmë thirrje të gjithëve, pa dallime – të gjitha gjeneratat e Intelektualëve, djem e qika të qytetit tonë – që të dielën nga ora 20:00 t’i bashkangjiteni udhëtimit në sektorin VERI.
Bashkë jemi ma të fortë. Bashkë tejkalojmë çdo pengesë. Veç kur NA jemi bashkë, DRITA vazhdon ma fuqishëm rrugën për mbrojtjen e titullit kampion.
Mos harro – merre shokun e shoqen dhe hajde të dielën te veni!
FORCA DRITA 1947!

