Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Gjinollëve në Gjilan, ku gjashtë persona janë përfshirë në një përleshje që dyshohet të ketë përfunduar me përdorim të mjetit të mprehtë.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, përleshja ka ndodhur mes disa personave, duke rezultuar me të lënduar. Të gjithë të përfshirët fillimisht janë transportuar me urgjencë në Emergjencën e Gjilanit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se dy nga të lënduarit, për shkak të natyrës më serioze të plagëve, janë transferuar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Autoritetet kompetente pritet të dalin me informacione zyrtare lidhur me rrethanat e ngjarjes, motivet e përleshjes si dhe gjendjen shëndetësore të të lënduarve. Hetimet janë në zhvillim për të sqaruar plotësisht rastin./Radio Star/

