Pas përfundimit të ndeshjes mes KF Prishtina dhe FC Drita, e cila u mbyll me rezultat 1–1, janë raportuar tensione në tribunat e stadiumit.
Sipas burimeve nga vendngjarja, një pjesë e tifogrupit “Plisat” ka tentuar të afrohet drejt sektorit ku ndodheshin “Intelektualët”, duke krijuar momente të tensionuara pas përfundimit të takimit. Situata dyshohet se u nxit nga pakënaqësia pas rezultatit, si dhe nga performanca dhe reagimet në tribuna gjatë ndeshjes.
Forcat e sigurisë kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe për të shmangur ndonjë incident më të madh.
Mbetet të shihet nëse ndaj FC Prishtina do të ndërmerren masa disiplinore për mbarëvajtjen e sigurisë në stadium, ndërsa vendimi pritet nga organet përkatëse të garave në ditët në vijim./Radio Star/

