Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se nuk mund të thërrasin seancën për zgjedhjen e Presidentit.
Ajo ka thënë se dritash nuk kanë nominime dhe për këtë Kryesia e Kuvendit nuk ka thirr seancë.
“Nuk mund të veprojmë për sa kohë nuk kemi nominime, kandidat që i kanë nga 30 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Në momentin kur i kemi, do të mblidhet
Komisioni për Legjislacion do t’i trajtojë të njëjta dhe më pas do të ketë seancë për zgjedhjen e presidentit. Futja e vendit në një cikël të ri zgjedhor do të ishte një kosto e panevojshme politike dhe institucionale”, ka thënë Haxhiu pas mbledhje së Kryesisë së Kuvendit.
Haxhiu ka thënë se partitë duhet të gjejnë një zgjidhje, duke shtuar se kanë parë rezultatin vitin e kalaur nga qëndrimet bllokuese.
“Ne i kemi parë qëndrimet e partive politike vitin e kaluar. Qëndrimet të cilat më shumë bllokojnë se sa japin zgjidhje e dimë rezultatin që e prodhojnë. Qëllimi është që të gjejmë një figurë që i siguron votat. Unë nuk po i paragjykoj qëndrimet e subjekteve politike, por për mua qëndrimet që bllokojnë nuk janë të mirëseardhura”, ka thënë ajo.
Haxhiu poashtu ka thënë se deputetët e kanë për obligim pjesëmarrjen në seancën për zgjedhjen e Presidentit.

