Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, deklaroi se partia e tij nuk ka ende kandidat për president pa një marrëveshje politike:
“Nëse nuk kemi pasur marrëveshje politike, s’ka as kandidatë. Kandidati për president bëhet me konsensus, kështu ka qenë historia politike e Kosovës. S’kishte emra, s’kishte propozime, s’kishte as vullnet për konsensus”, tha Abdixhiku.
I pyetur nëse LDK do të mbështesë presidenten aktuale Vjosa Osmanin.“Neve nuk na është propozuar asnëj emër për t’i kërkuar votat tona, në këtë fazë nuk kemi qëendrime refuzuese ndaj aakujt, e aq më pak ndaj zonjës Osmani”, tha ai.

