Lufta ShBA- Iran, ishte temë kyçe mbrëmë në Edicionin Special në Klan Kosova.
Me aktivistin shqiptaro-amerikan, Ismet Smajlin, u diskutua ndikimi në Ballkan dhe nëse Kosova do të rrezikohet nga ky konflikt.
Smajli u shpreh se Kosova e ka mbështetjen e Administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Nuk kanë se si të lejojnë të kenë një konflikt prapë në Ballkan. I dinë pasojat që mund të ndodhin nëse ndodh një konflikt i tillë. I tërë ai investim që është bërë në bombardimin e Serbisë, nuk është bërë për asgjë. Përveç kësaj, populli shqiptar s’ka qenë kurrë agresiv, kurrë se kemi sulmuar askend”, u shpreh Smajli.
Ai theksoi se lobi shqiptaro-amerikan po bën një punë të jashtëzakonshme në afirmimin e Kosovës.

