Sot isha për vizitë të një nga emrat më të mëdhenj të futbollit të Gjilanit dhe Kosovës, legjenda e futbollit tonë, Shemsedin Abazi, i njohur si Shema, i cili ndodhet i shtrirë në spital për trajtim mjekësor.
Shema ishte ndër sulmuesit më të spikatur të futbollit kosovar në vitet ’70 dhe ’80, duke lënë gjurmë të pashlyeshme me paraqitjet e tij me klubet gjilanase dhe me përfaqësimin e futbollit të Kosovës. Shpejtësia, driblimet dhe instinkti i tij për gol e bënin atë një nga lojtarët më të dashur për tifozët dhe një figurë që gjithmonë do të mbetet pjesë e historisë së sportit tonë.
Gjatë kësaj vizite pata mundësinë të bisedoj me Shemën për karrierën e tij të lavdishme, por edhe për sfidat me të cilat po përballet sot, si në aspektin shëndetësor edhe atë ekonomik.
Federata e Futbollit e Kosovës do të vazhdojë të qëndrojë pranë figurave që kanë dhënë shumë për futbollin tonë, sepse respekti dhe kujdesi për legjendat është detyrim moral dhe institucional.
Shemës i uroj që ta kalojë sa më shpejt këtë sfidë shëndetësore dhe të rikthehet në mesin e familjes dhe shoqërisë, teksa shpresoj që së bashku me institucionet dhe komunitetin sportiv do të gjejmë mënyra për ta mbështetur në këtë periudhë të vështirë.
Legjendat nuk harrohen kurrë!

