Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Krenare Latifit Kqiku, tha se me rastin e 8 marsit, Ditën Ndërkombëtare të Gruas mbajtën një tryezë diskutimi dhe më pas vazhduan me nderime te Monumenti Heroina e Qytetit.
E para e kuvendit, tregoi se pati kënaqësinë të ishte pjesë e një tryeze diskutimi shumë domethënëse me gra të përkushtuara dhe inspiruese.
Më tej ajo theksoi se diskutuan për sfidat, mundësitë dhe rolin e rëndësishëm që gratë kanë në shoqërinë tonë dhe në vendimmarrje.
“Zëri i grave duhet të dëgjohet gjithnjë më shumë, sepse përmes angazhimit dhe bashkëpunimit ndërtojmë një shoqëri më të barabartë dhe më të drejtë për të gjithë”, tha Krenare Latifi Kqiku.
Ajo falënderoi të gjitha gratë që ndajnë përvojat, idetë dhe energjinë e tyre për të sjellë ndryshim pozitiv në komunitetin tonë.

