Ramush Haradinaj, nuk do t’i hyjë garës politike për kryeministër.
Partia që ai aktualisht drejton, AAK-ja, do të ketë një tjetër të nominuar për këtë garë kurdo që do të mbaheshin zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ai do të jetë Ardian Gjini.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së Kushtrim Xhemaili.
“Po, Ardian Gjini do t’i prijë listës”, ka deklaruar ai për Klankosova.tv.
Kryetari i rizgjedhur i Gjakovës ka shpallur edhe kandidaturën për të parin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, por për shkak të zhvillimeve politike, ky subjekt i ka pezulluar përkohësisht zgjedhjet e brendshme.

