Një person është kapur në flagrancë nga njësiti antidrogë në Gjilan, nën dyshimin për posedim dhe shitblerje të substancave narkotike.
Njësiti i DHTN-së së bashku me njësinë e hetimeve të stacionit kundër narkotikëve në Gjilan, më 11 mars 2026 rreth orës 20:20, pas pranimit të informatave se një person në rrugën “Niket Dardani” po merrej me shitblerje të narkotikëve, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të verifikuar informacionin.
I dyshuari R.M është hasur në vendngjarje dhe është kapur me një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Burimet për Radio Star tregojnë se personi është arrestuar në momentin kur po dilte nga oborri i shtëpisë me një motoçikletë, duke e pasur substancën e dyshuar gati për shitje.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa pesha e substancës së konfiskuar marihuanë është rreth 81 gramë./radiostargjilan/

