Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të gazetares Elife Sherifi, në një moshë shumë të re.
Në reagimin e AGK-së theksohet se Elifja kishte përfunduar studimet në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës dhe ka punuar në media të ndryshme, ndërsa vitet e fundit kishte shërbyer si zëdhënëse e KF Drita në Gjilan.
Telegram ngushëllimi – Elif Sherifi
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të gazetares Elif Sherifi, në një moshë shumë të re.
Elif kishte përfunduar studimet në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës dhe ka punuar në media të ndryshme, ndërsa vitet e fundit kishte shërbyer si zëdhënëse e KF Drita në Gjilan.
AGK i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën.

