Mbrëmë ka ndërruar jetë gazetarja gjilanase Elife Sherifi.
Lajmin e kobshëm për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët.
Ajo sot do të përcillet për në banesën e fundit. Nga ora 10:00 do të mbahet mbledhje komemorative në Teatrin e Qytetit.
Familjarët kanë njoftuar se varrimi i Elife Sherifit do të bëhet pas namazit të drekës, rreth orës 12:00.

