Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit tonë, Bujar Ramadani (Lalushi).
FC Drita shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ramadani, miqtë, bashkëlojtarët dhe gjithë komunitetin sportiv për këtë humbje të madhe.
Bujar Ramadani do të kujtohet gjithmonë me respekt të veçantë për kontributin e tij në futboll, përkushtimin e palodhur dhe gjurmët e pashlyeshme që la si sportist dhe si njeri.
Kujtimi për të do të mbetet i paharruar në zemrat e të gjithëve që patën fatin ta njohin dhe ta vlerësojnë.
Pusho në paqe, Lalush.

