Një burrë derisa ka qenë duke punuar gjatë gërmimeve kishte hasur në disa mjete të dyshuara të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit.
Policia ka bërë të ditur se njësitë relevante policore kanë siguruar vendin, ndërsa njësiti për dominim kanë bërë tërheqjen e mjeteve në mënyrë të sigurt dhe pa ndonjë incident.
“Është raportuar se një mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar gjatë gërmimeve kishte hasur në disa mjete të dyshuara të pashpërthyera. Njësitë relevante policore kanë siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i EOD-së dhe KFOR-it kanë bërë tërheqjen e mjeteve në mënyrë të sigurt dhe pa ndonjë incident”, ka njoftuar policia.

