Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një videoje ka bërë të ditur se është përmbyllur aktiviteti në Galerinë e Qytetit, në kuadër të shënimit të Frankofonisë.
Në këtë ekspozitë janë prezantuar fotografi të realizuara në bashkëpunim me ekipin francez në Gjilan, duke pasqyruar frymën e bashkëpunimit kulturor dhe artistik.
Në vazhdën e aktiviteteve, sonte do të mbahet edhe koncerti përmbyllës në Shkollën e Muzikës në Gjilan, duke filluar nga ora 20:00, ku pritet të kurorëzohet kjo ngjarje me një atmosferë festive dhe artistike./Radio Star/

