Natën ndërmjet së shtunës dhe së dielës fillon ora verore, duke sjellë ndryshimin e akrepave të orës një orë përpara.
Kjo do të ndodhë në orën 02:00 pas mesnate, kur akrepat do të zhvendosen në 03:00, çka nënkupton se qytetarët do të humbasin një orë gjumë, por në këmbim do të kenë ditë më të gjata.
Ora verore do të përfundojë më 25 tetor, kur akrepat do të kthehen një orë prapa, nga ora 03:00 në 02:00.
Ky ndryshim bazohet në një rregull të Bashkimit Evropian, sipas të cilit ora verore fillon të dielën e fundit të marsit dhe përfundon të dielën e fundit të tetorit. Meqenëse këto data ndryshojnë çdo vit, edhe dita e saktë e ndërrimit të orës varion.
Në vitin 2026, e diela e fundit e marsit bie më 29 mars, prandaj edhe ndryshimi i orës ndodh në këtë datë.

