Ndeshja e rëndësishme e kombëtarës së Kosovës me Turqinë në një finale që vendos fatin e kualifikimit për Kupën e Botës 2026, do të transmetohet në ekran të madh në sheshin “Agim Ramadani” – (Platoja e Teatrit) në Gjilan sot nga ora 20:45.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se: “Drejt ëndërrës bashkë, bashkë në Gjilan”
Ai njofton qytetarët se sot është dita e madhe. Kosova jonë luan finalen e play-off-it kundër Turqisë për një vend në Kupën e Botës.
“Meqenëse biletat në stadiumin “Fadil Vokrri” janë shitur të gjitha, ne kemi vendosur që atmosferën e stadiumit ta sjellim në zemër të qytetit tonë”, tha Hyseni.
I pari i Gjilanit i fton qytetarët që ta ndjekin këtë përballje historike në ekranin e madh në sheshin “Agim Ramadani” – (Platoja e Teatrit) sot nga ora 20:45.
“Forca Kosova”, thotë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

