Kryetari i Gjilan, Alban Hyseni, e ka nisur ditën me aktivitete në terren, duke inspektuar nga afër ecurinë e punimeve në objektin e ri të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Dr. Asllan Elezi”. Gjatë kësaj vizite, ai u shoqërua nga drejtori i Arsimit, Jeton Rexhepi, drejtori për Zhvillim Ekonomik, Haki Huruglica, si dhe përfaqësues të organizatës Islamic Relief Kosova.
Punimet në këtë projekt të rëndësishëm, me vlerë rreth 3.3 milionë euro, po zhvillohen me intensitet të lartë dhe pritet të krijojnë kushte moderne për nxënësit dhe profesionistët e ardhshëm shëndetësorë.
Ky investim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës arsimore dhe forcimit të sektorit të shëndetësisë në rajonin e Anamoravës.

