Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve.
“Në vigjilje të festës së Pashkëve, uroj të gjithë besimtarët katolikë, Imzot Dodë Gjergjin dhe gjithë bashkëkombësit tanë kudo që janë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
“Kjo festë e shenjtë le të sjellë paqe, mirësi dhe harmoni në familjet tuaja. Uroj gjithashtu shtetasit e huaj që shërbejnë në Republikën e Kosovës dhe familjet e tyre, si dhe Atin e Shenjtë, Papa Leoni XIV, me shpresën për njohjen e plotë të Kosovës nga Selia e Shenjtë”.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1507587194065957?ref=embed_post

