Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar ashpër ndaj procesit zgjedhor në Asociacionin e Komunave të Kosovës, duke e cilësuar atë të shoqëruar me parregullsi serioze që, sipas tij, cenojnë legjitimitetin e institucionit.
Ai ka akuzuar për ndërhyrje dhe koordinim partiak në vendimmarrje, duke theksuar se zhvillimet e fundit nuk pasqyrojnë vullnetin e qytetarëve dhe standardet demokratike që duhet të karakterizojnë këtë organizatë.

