Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri Kurti e ka mbyllë vetë mundësinë për një marrëveshje për presidentin.
Ai ka thënë se Kurti ka pasur dy momente për të arritur marrëveshje për një gjë të tillë, kur është formuar Qeveria dhe në votimin e buxhetit.
Haradinaj ka thënë se Kurti me veprimet e fundit ka bërë kalkulime. Sipas tij ofertat për PDK-në e LDK-në kanë qenë lojë fjalësh.
“Kur e ka bë Qeverinë e vendin në atë kohë ai e ka pas në opsion me bë koalicion jo vetëm për qeverinë, por nuk e ka bë, kur e ka pru buxhetin. Këto janë ato ngjarjet kur mundesh me bë marrëveshje politike për përgjegjësi të caktune. Këto janë kalkulime, mashtrim i pastër. Nuk ka ofertë për asnjë parti, as për PDK-në e as për LDK-në, janë lojë fjale me harxhua kohë deri në ditën kur shpallen zgjedhjet”, ka thënë Haradinaj të martën për media.

