Vëllai i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj, ka treguar detaje nga momentet pas shpalljes së vendimit gjyqësor për rastin e vrasjes së saj.
Ai ka bërë të ditur se nëna e tyre nuk ka qenë pjesë e seancës përfundimtare, ndërsa pas vendimit me burgim të përjetshëm për të akuzuarit, ai ka thënë se e ka telefonuar atë për ta informuar për zhvillimin.
“Mamit i thashë u kry amaneti, Liridona tashmë prehet në paqe”, ka deklaruar ai, duke iu referuar vendimit të gjykatës që e ka shpallur fajtorë të akuzuarit për vrasjen e Liridonës.

