Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ndaj kryeministri Albin Kurti pasi ky i fundit nuk ishte prezent në seancën e sotme të Kuvendit ku u diskutua për energji.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Muharremi e ka pyetur Kurtin se a ka ndonjë temë më të rëndësishme në Kosovë sesa kjo që po i varfëron qytetarët vazhdimisht?
“Kur duhesh me zgjidh problemin e Presidentit, shkon në Spanjë.. Sot për energji, nuk u paraqite në Kuvend fare! Cila është detyra dhe përgjegjësia jote? Me u krekosë që ke shumë vota, por me e lënë kosovarin në mëshirë të fatit ndoshta”, ka thënë ai.
Postimi i tij i plotë:
Qysh more, Albin Kurti, sot nuk shkove në seancën për energji në Kuvendin e Kosovës? A ka ndonjë temë më të rëndësishme në Kosovë sesa kjo që po i varfëron qytetarët vazhdimisht?
Kur duhesh me zgjidh problemin e Presidentit, shkon në Spanjë.. Sot për energji, nuk u paraqite në Kuvend fare! Cila është detyra dhe përgjegjësia jote? Me u krekosë që ke shumë vota, por me e lënë kosovarin në mëshirë të fatit ndoshta.
Turp është me drejtu këtë vend, por mos me qenë aty ku duhet me i zgjidh problemet dhe hallet e qytetarëve dhe familjeve.. të bizneseve e ekonomisë.
Inflacioni dhe rritja e çmimeve janë brenga kryesore e publikut në Kosovë. E energjia, keqmenaxhimi i saj, mungesa e investimeve në kapacitete të reja, korrupsioni e skandalet.. janë burimi kryesor i rritjes së çmimeve. Nuk duhet me u fsheh e mungu kur fliten këto tema shumë serioze!
Nga krizat në energji Kosova po vuan kronikisht, jo vetëm nga inflacionit i lartë që të ka shku deri në 42% në disa produkte/shëribime mars 2026… por edhe nga rritja e numrit të familjeve dhe qytetarëve që po jetojnë në varfëri apo me vetëm 5 euro në ditë. Në 7 miliardë nga 2.8 miliardë të ka eksplodu importi i mallrave, sepse bizneset dhe prodhuesit vendorë u sulmuan dhe ndëshkuan me enegji pesë herë më të lartë.
Si mundesh me injoru një temë kaq të rëndësishme, por me u krekosë që ke më së shumti vota?
Vota ndoshta ke, po përgjegjësi aspak.

