NJOFTIM I RËNDËSISHËM – SHKYÇJE NGA RRJETI I UJËSJELLËSIT
Të nderuar konsumatorë,
KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan ka vazhduar shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit për të gjithë konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara, me mbështetje nga Policia e Kosovës.
⛔ Veproni menjëherë!
Konsumatorët që:
• paguajnë borxhin, ose
• nënshkruajnë marrëveshje për riprogramim,
shmangin shkyçjen dhe procedurat përmbarimore.
💧 Pagesa e ujit është obligim – mosrregullimi i saj sjell pasoja direkte.
Paraqituni në zyrat tona sa më parë!
KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan

