Kreatori i logos së re për Federatën e Futbollit të Kosovës, Sali Musliu do të hap një ekspozitë në Galerine e Arteve në Gjilan me temën “I’m sorry for you Srebrenica” – (Më vjen keq për ty Srebrenica).
Ekspozita “I’m sorry for you Srebrenica” do të hapet më datë 27 korrik në orën 19:00 në Galerinë e qytetit të Gjilanit.
Piktori, Sali Musliu, i lindur në Gjilan, në vitin 1966. Ai ka diplomuar në vitin 2001 në Akademinë e Artit në Dusseldorf, tek artisti me reputacion botëror, prof. Konrad Klapheck. Musliu është aktiv në skenën e artit dhe profesionalisht merret me pikturë në Frankfurt, ku vepron dhe jeton aktualisht.
Piktori ka fituar shumë çmime si vendore, ashtu edhe ndërkombëtare, derisa në vitin 1999 nga Akademia e Arteve në Dusseldorf e pranoi titullin ‘Mjeshtër i Artit’.
Veprat e piktorit Sali Musliu gjenden të ekspozuara në institucione të ndryshme, muze të artit dhe shumë koleksione private në të gjithë botën.