Deputeti i Lëvizja VETËVENDOSJE!, Luan Aliu, ka reaguar përmes një statusi publik ndaj partive opozitare në vend, duke i akuzuar ato për bllokim institucional dhe pengim të proceseve politike.
Në reagimin e tij, Aliu ka përmendur Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe, për të cilat tha se po veprojnë në një linjë të përbashkët kundër, siç u shpreh ai, “çdo hapi përpara”.
Sipas deputetit të VV-së, opozita ka penguar iniciativa që lidhen me qytetarët dhe proceset shtetërore, duke shtuar se qytetarët po e vërejnë këtë qasje politike./Radio Star/
Ky është postimi i plotë i deputetit Luan Aliu:
“PLAS!
PDK – LDK – AAK – Srpska
Kur vendi kërkon zgjidhje, ata prodhojnë bllokadë.
Kur qytetarët kërkojnë mbështetje, ata japin refuzim.
Kur duhet shtet, ata bëjnë hesap.
Jo gabim. Jo rastësi.
Por një vijë e qartë, kundër çdo hapi përpara.
Penguan pakon për qytetarët.
Bllokuan zgjedhjen e Presidentes.
Dhe çdo ditë dëshmojnë të njëjtën fytyrë:
një opozitë që nuk ndërton, por ndalon;
që nuk përfaqëson, por frenon;
që nuk ofron, por bllokon.
Qytetarët nuk harrojnë.
Zëri i tyre po rritet.
Dhe përgjigjja po afrohet.
Shihemi shumë shpejt.
Lëvizja VETËVENDOSJE!”

