Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kanë përfunduar takimin.
Pas takimit ata shkurt për media kanë thënë se ishte një kafe miqsh.
Abdixhiku tha se takime të tilla do të ketë dhe siç tha ai do të ketë “lajme të mira”.
“Nuk është i pari e as s’do të jetë i fundit dhe shumë shpejt do të vijmë me lajme të mira. Pjesë substanciale e kthimit të madh të LDK-së, por shumë shpejt vijmë me lajme të mira”, ka thënë Abdixhiku.
Edhe Osmani ishte e shkurtët në deklarim duke thënë se “ishte një kafe mes miqsh”.

