Në kuadër të xhiros së 32-të, Drita ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Prishtinës së Re me rezultat minimal 0:1.
Golin e vetëm të takimit e realizoi Besnik Krasniqi nga penalltia, duke i siguruar skuadrës tri pikë të vlefshme.
Pas kësaj fitoreje, Drita arrin në kuotën e 63 pikëve dhe afrohet edhe më shumë drejt titullit kampion.

