Me nderime të larta shtetërore është përcjellë për në banesën e fundit, veprimtari i kombit Adem Demaçi.
Ai u varros në “Varrezat e Dëshmoreve” në Lagjen Velania në Prishtinë, vetëm pak metra larg varrit të Presidentit Historik, Ibrahim Rugova.
Demaçi i cili për 28 vite ka qenë i burgosur politik, vdiq të enjten në moshën 82 vjeçare.