Një hap të rëndësishëm për sigurinë dhe pavarësinë energjetike të vendit tonë e ka cilësuar kryeministri shqiptar Edi Rama marrëveshjen prej 6 miliardë dollarësh me ShBA për furnizimin me gaz të lëngshëm.
Para nisjes drejt Jerevanit, Armeni, për Samitin e Komunitetit Politik Evropian, Rama u shpreh në rrjetet sociale se Shqipëria do të furnizohet me gaz të lëngshëm për një periudhë 20-vjeçare.
Rama shtoi se Vlora do të kthehet në një nyje të rëndësishme, si për shfrytëzimin, ashtu edhe për eksportin e gazit përmes TAP-it.
Ndiqni kronikën e plotë në videon vijuese:

