Shfaqja “Dramë për të qeshë” ka shënuar aktivitetin përmbyllës të një agjende të pasur dhe të larmishme kulturore, e organizuar në kuadër të Manifestimit Tradicional “Lulëkuqet e Prillit”, nën patronatin e Kryetarit Kadri Rahimaj.
Përmes kësaj shfaqjeje, publiku kamenicas pati mundësinë të shijojë një mbrëmje artistike të veçantë, e cila solli humor, reflektim dhe emocione, duke përmbyllur në mënyrë dinjitoze aktivitetet që i kushtohen kujtesës dhe vlerave historike të këtij manifestimi.
“Lulëkuqet e Prillit” edhe këtë vit dëshmuan përkushtimin e Komunës së Kamenicës për të ruajtur dhe promovuar kulturën, artin dhe historinë, duke krijuar hapësira për aktivitete që bashkojnë komunitetin dhe nderojnë të kaluarën tonë kolektive.

