Në Gjilan, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shpallur zyrtarisht nisjen e zgjedhjeve të brendshme për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, duke hapur një proces që synon përfaqësim më të gjerë dhe demokratik brenda subjektit.
Përmes një komunikate për media, Vetëvendosje ka bërë të ditur se procesi do të zhvillohet në përputhje me parimet e transparencës, meritokracisë dhe pjesëmarrjes së anëtarësisë, duke u dhënë mundësi të gjithë kandidatëve potencialë të konkurrojnë në mënyrë të barabartë.
Sipas komunikatës, qëllimi i këtij procesi është ndërtimi i një liste sa më përfaqësuese, që reflekton vullnetin dhe besimin e strukturave dhe qytetarëve, në funksion të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

