KORTEZH KAMPIONI PËR KRENARINË E QYTETIT … 💨
Dritasha, këtë të Shtune është koha të mblidhemi bashkë, të marshojmë, të ecim, të këndojmë dhe të festojmë së bashku, të mobilizuar dhe më të fortë se kurrë!
Mjaftojnë 3 pikët e kësaj fundjave, për t’u shpallur DRITA edhe matematikisht kampion. Një tjetër moment historik, një tjetër emocion kulminant.
Këtë të Shtune, mblidhemi që nga ora 12:00 te parku i rrethit, për t’u nisur nga aty bashkarisht në marshim (kortezh) drejtë tribinës. Çdo antar i grupimit si dhe çdo tifoz i DRITËS, pa përjashtime, të gjithë Djemtë e Qytetit ftohen të jenë aty, prezent që në nisje, sepse spektakli dhe paraqitja e kësaj dite madhore nis më herët dhe më ndryshe, me plot surpriza!
E Shtuna nuk është vetëm një ditë e zakonshme tribine. Të Shtunën festojmë, dehemi, këndojmë e brohorasim, rrugëve të Qytetit e në tribinë, për titullin numër 5 Kampion. Për yllin e parë në llogon e klubit tonë të zemrës. Për të gjithë ata që i dhanë shumë këtyre ngjyrave, por sot nuk janë me ne. Për Qytetin, për Krenarinë Bardhë e Kaltër, për ata që ndër breza e trashëguan DRITËN, për t’a bërë sot asetin më të vlefshëm që e ka Qyteti!
Bohuni gati, të Shtunën festojmë … 🍻
ECIM RRUGËS, T’DEHUR DHE KOKLARTË ⚪️🔵

