Kandidati për kryeministër i AAK-së, Aridian Gjini në emisionin “Click” në RTV21 dha një porosi për diasporën.
Ai kërkoi që ata mos të votojnë për Albin Kurtin në zgjedhjet e 7 qershorit.
“Vëllezër e motra të diasporës, votoni se Kosova është edhe e juaja sa është edhe e jona, por mos e votoni Albin Kurtin se jeni tu na marrë në qafë. Ndërroni mendje se nuk është Albin Kurti politikani më i mirë në Kosovë, nuk është më i mençmi, nuk është Albin Kurti ai që e don Kosovën më shumë se askush tjetër e as më shumë se ju. Ju e doni Kosovën, hajdeni votoni, por mendoni para se me votu, mos votoni si tifozët e Barcelonës e Realit se ju ka tek ky, por votoni për hir të Kosovës.”

