Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 7 qershor të këtij viti, ndërsa disa parti politike tashmë kanë bërë publike një pjesë të listave të kandidatëve të tyre.
Ende jozyrtarisht, Radio Star mëson se Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan pritet të ketë disa kandidatë për deputetë nga dega e saj.
Arbëresha Kryeziu-Hyseni, Luan Aliu, Arjeta Rexhepi, Shpend Nuhiu, Liza Gashi, Haki Huruglica dhe Labinotë Demi-Murteziu janë emrat që pritet të jenë pjesë e listës së Vetëvendosjes.
Konfirmimi zyrtar i kandidatëve nga dega e Vetëvendosjes në Gjilan pritet të bëhet së shpejti./radiostargjilan/

