ART | MUZIKË | USHQIM TRADICIONAL | PUNËTORI
Balkan Union në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit prezantojnë festivalin veror “ANGROS” i cili mbahet me 3, 4 dhe 5 gusht 2018.
ANGROS ishte emri i lumit Morava në antikitet. Ky festival është një iniciative e nxitur nga nevoja për aktivitete rekreative dhe edukative gjatë muajve të verës kur qyteti i Gjilanit popullohet nga bashkatdhetarë, studentë dhe mysafir të ndryshëm.
Këtë vit mbahet edicioni i parë që ka siguruar një program mjaft të pasur me grupe muzikore dhe DJ, kuzhinë tradicionale dhe aktivitete e lojëra tjera interesante për vizitorët.
Si një ndër ngjarjet më të mëdha në qytet, festivali është kujdesur për të gjitha detajet në mënyrë që vizitorët të kenë rehati dhe siguri – ndërsa shijojnë aktivitetet dhe produktet më të mira të vendit. Në aspëktin kulturor festivali ANGROS është kujdesur që të pasqyroj autenticitetin dhe atributet unike të qytetit – përfshi edhe artistë të ndryshëm të vendit me performanca dhe vepra të tyre.
Kjo mënyrë e ekspozimit të vlerave të qytetit përballë bashkatdhetarëve dhe në bashkëpunim me rininë tonë siguron që vlerat tona të promovohen edhe tek diaspora dhe kështu të kontribuojmë në bashkëpunim artistik e kulturor edhe me potencialin tonë në Evropë.
AGJENDA:
Dita e Hapjes (Dita I) 03.08.2018
Ekspozita, Zumba dance, JUTBINA [KS], Albulena and Band [KS], Mentor Haziri and Band nga Kosova, Teelco nga Shqiperia, Tino Deep nga Kosova, Kiki La Rochelle nga Shqipëria.
Dita II – 04.08.2018
Ushqime Tradicionale, Organizimi I punëtorive në fushën e Artit dhe riciklimit, Punëtori me Fotografi, Stand Up Comedy Avni Shkodra, Tanju Şerif, DAGG X BASE nga Kosova, LILAC nga Kosova
LEKE dhe TOTON nga Kosova
Dita III 05.08.2018
Yoga, Ushqimi tradicionale, Vazhdimi i punës së punëtorive, poezi, përmbyllja e festivalit.