Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se me vendimin e fundit të Qeverisë për shpronësimin e pronave në qarkoren e vjetër të qytetit, Komunës së Gjilanit i janë kursyer të paktën 20 milionë euro nga vendimet gjyqësore.
Sipas tij, ky vendim i hap rrugë realizimit të projektit për zgjerimin dhe modernizimin e kësaj zone, ndërsa qytetarët do të kompensohen për pronat e tyre.

