Krenare Latifi – Kqiku është zgjedhur Kryetare e Kolegjiumit të Kryesuesve në kuadër të mbledhjes së Kolegjiumit të kryesuesve të Kuvendeve Komunale, duke marrë besimin dhe mbështetjen e kolegëve të saj.
Në reagimin e saj pas zgjedhjes, ajo shprehu mirënjohje për drejtorin ekzekutiv Sazan Ibrahimi dhe për të gjithë kolegët për besimin e dhënë, duke e cilësuar këtë detyrë si përgjegjësi të rëndësishme që do ta ushtrojë me përkushtim.
Ajo theksoi se angazhimi i saj do të jetë në funksion të bashkëpunimit institucional dhe avancimit të interesave të komunave, me synim forcimin e koordinimit dhe përfaqësimit në nivel lokal./Radio Star/

