Sot patëm kënaqësinë e veçantë të mirëpresim në Gjilan, Kryetaren e Kuvendit dhe Ushtruesen e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu. Bashkë realizuam një agjendë intensive dhe mjaft produktive, me qëllim bashkëbisedimin e drejtpërdrejtë me qytetarët, ndërmarrësit dhe profesionistët e komunës tonë.
Vizitën e nisëm në Bresalc, ku vizituam fabrikën e qeseve dhe plastikës Pani. Pamë nga afër procesin e prodhimit dhe diskutuam me drejtuesit e biznesit për sfidat e përditshme të ndërmarrësisë lokale, si dhe për format se si institucionet mund të ofrojnë më shumë mbështetje për zhvillimin e mëtutjeshëm ekonomik dhe industrial.
Më pas, vazhduam me një takim jashtëzakonisht frymëzues me vajzat dhe gratë e komunës tonë. Gjatë këtij bashkëbisedimi të hapur, trajtuam çështjet që lidhen me fuqizimin e tyre në shoqëri, rritjen e hapësirave për vendimmarrje dhe rëndësinë e përkrahjes së vazhdueshme institucionale.
Vizitën e përmbyllëm në një ambient shumë miqësor, me profesoreshat e nderuara të qytetit tonë, me të cilat biseduam për politikat e qeverisjes lokale dhe asaj qendrore në trajnimin e mësimdhënësve dhe ngritjen e kapaciteteve.
Faleminderit Kryeparalamentares Haxhiu për vizitën dhe gatishmërinë për të dëgjuar zërin e qytetarëve tanë.

