Pas fitores së Klubit të Volejbollit Drita meshkujt, ndaj KV Prishtina U18 dhe U20 me rezultat 3:2 në sete dhe shpalljes kampion, ka uruar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit tha se: kampionët U18 dhe U20. Djemtë e “KV Drita” U18 dhe U20 na gëzuan pamasë, duke u shpallur kampionë në volejboll pas një sezoni të jashtëzakonshëm.
Sipas tij ata treguan shpirt luftarak dhe dëshmuan se japin gjithçka nga vetja për ta ngritur ekipin e qytetit tonë.
“Iu urojmë për fitoren dhe ju falënderojmë nga zemra që na bëni krenarë”, tha kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.
KV Drita meshkujt, pas U18, u shpallen kampionë edhe n U20. Ky është një tjetër sukses i madh për KV Drita meshkujt.
Pas triumfit në kategorinë U18, për herë të parë në histori të klubit, Drita shpallet kampione edhe në kategorinë U20, duke dëshmuar punën, përkushtimin dhe talentin që po ndërtohet çdo ditë.

