Këngëtarja e njohur, Gresa Behluli ka takuar ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clintonin dhe Hillary Clintonin.
Përmes një postimi në Instagram, Gresa u shpreh se ky takim për të ishte një nder dhe emocion i madh.
“Takimi me Presidentin Bill Clinton dhe Hillary Clinton ishte emocion dhe nder, që për ne shqiptarët e Kosovës nuk janë vetëm figura politike, por pjesë e historisë sonë. Si fëmijë i kujtoj si emra që na dhanë shpresë”.
“Kosova nuk do t’ju harrojë kurrë për gjithçka që keni bërë për popullin tonë,ju ishit zëri i shpresws në ditët më të vështira. Mirënjohja dhe respekti ynë do të jetojnë brez pas brezi”, ka shkruar ajo./Klankosova.tv
Postimi i plotë: https://www.instagram.com/p/DYhUeeEDllV/?utm_source=ig_embed&ig_rid=05522edb-5e72-4f8a-833c-66ecbe7dcf21

