Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të repartit të ri të Pediatrisë në Gjilan.
Kurti bëri të ditur se projekti, me vlerë rreth 1 milion euro, do të sjellë kushte moderne për trajtimin e fëmijëve, duke theksuar se transformimi i sistemit shëndetësor po vazhdon në gjithë Kosovën.

