Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka publikuar pamje nga punimet intensive në disa lagje të qytetit, ku po vazhdon shtrimi i rrugëve me asfalt.
Sipas tij, disa nga rrugët tashmë kanë marrë formën e duhur dhe shumë shpejt pritet të formalizohen, duke përmirësuar infrastrukturën dhe qarkullimin për banorët. Hyseni ka theksuar se investimet do të vazhdojnë edhe në lagje të tjera të komunës.

