Sot, përfaqësuesja U15 e regjionit tonë zhvilloi ndeshje kontrolluese ndaj regjionit të Ferizajt në kuadër të programit Elite Youth Development.
Ndeshja është zhvilluar në kampin e FFK-së në Hajvali, ku djemtë tanë shkëlqyen me paraqitjen e tyre, duke treguar disiplinë, shpirt gare dhe cilësi në lojë, për të triumfuar me rezultat bindës 6:2.
Në këtë ndeshje u aktivizuan të gjithë lojtarët, duke dëshmuar angazhimin dhe potencialin e madh të grupit.
Golashënuesit: Engjëll Sadiki
Rinas Maloku
Orges Morina
Erdi Hoxha
Shqiptar Musliu
Urime futbollistëve dhe stafit për paraqitjen shumë të mirë dhe suksese në vazhdim!

