Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim ministren e Kulturës, Saranda Bogujevci, dhe zv.ministren Nora Arapi, me të cilat ka vizituar nga afër disa prej objekteve me rëndësi të veçantë për trashëgiminë kulturore të qytetit.
Gjatë kësaj vizite u pa nga afër objekti i restauruar i ish-Teknikës Popullore, si dhe shtëpia më e vjetër e qytetit, në kuadër të angazhimeve për ruajtjen dhe promovimin e vlerave historike e kulturore të Gjilanit.

