Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në takim kampionët e Kosovës, FC Drita, pas suksesit të madh të skuadrës në elitën e futbollit kosovar.
Me rastin e shpalljes kampione për herë të dytë radhazi dhe të pestën në historinë e klubit, Hyseni e cilësoi këtë arritje si krenari për Gjilanin dhe për gjithë qytetarët që jetojnë me emocionet e sportit.

