Sipas burimeve të afërta me Dueli Sportiv në TV Dukagjini, anësori i shpejtë pritet t’i bashkohet skuadrës gjilanase në ditët në vijim, me bisedimet mes palëve që kanë hyrë në fazën përfundimtare.
Për shërbimet e Kryeziut kanë shfaqur interesim edhe disa klube të tjera, megjithatë Gjilani aktualisht konsiderohet favoriti kryesor për të siguruar firmën e futbollistit.
Kryeziu pritet të largohet nga Ballkani pas përfundimit të këtij sezoni, ndërsa drejtuesit e Gjilanit po punojnë për ta mbyllur sa më shpejt marrëveshjen.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, Kryeziu do të jetë një nga përforcimet e para të Gjilanit për sezonin e ri.

