Së bashku me ministren Mimoza Kusari-Lila dhe kandidatët për deputetë nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, vizituam kompaninë Palma Mobilje, ku u njohëm nga afër me linjën e prodhimit, punën e përditshme dhe sfidat me të cilat përballen sipërmarrësit vendorë.
Palma Mobilje përfaqëson një histori suksesi të biznesit lokal, duke dëshmuar potencialin prodhues dhe zhvillimor që ka Gjilani. Investimet, përkushtimi dhe inovacioni i ndërmarrjeve vendore janë shtylla të rëndësishme të rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të reja të punës.
Mbështetja për sektorin privat mbetet prioritet, me synimin për të krijuar kushte edhe më të favorshme për zhvillimin e bizneseve dhe forcimin e ekonomisë vendore.

