Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve festohet çdo vit në të gjithë globin.
Kjo ditë shënohet për të mbrojtur mirëqenien dhe të drejtat e të gjithë fëmijëve, duke u bërë thirrje të gjithëve të reflektojnë mbi progresin e bërë në emër të fëmijëve.
Mbi të gjitha, na kujton se si të gjithë fëmijët kanë të drejtën për një jetë pa diskriminim ose shfrytëzim, transmeton Klankosova.tv.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Terre des hommes në Kosovë, hapin fushatën “Drejtësi që sheh fëmijën”.

