Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Frostea ishte pjesë e aktiviteteve festive të organizuara në qytete të ndryshme të Kosovës, duke sjellë freski, energji pozitive dhe shumë buzëqeshje për më të vegjlit.
Atmosfera festive u karakterizua nga ngjyra, lojëra, muzikë dhe momente të veçanta që bashkuan familje, fëmijë dhe komunitete lokale në një ditë kushtuar gëzimit dhe lumturisë së fëmijëve. Në secalin aktivitet ku Frostea ishte e pranishme, fëmijët patën mundësinë të shijojnë pijet e tyre të preferuara dhe të krijojnë kujtime të bukura gjatë festimeve.
Për Frostea-n, kjo ditë ishte më shumë sesa një festë. Ishte një mundësi për të qenë afër komunitetit, për të mbështetur aktivitetet që promovojnë gëzimin dhe mirëqenien e fëmijëve dhe për të ndarë momente të veçanta me familjet anembanë Kosovës.
“Buzëqeshja e një fëmije është inspirimi ynë më i madh. Prandaj, edhe këtë vit vendosëm të jemi pranë tyre në ditën që u kushtohet plotësisht atyre, duke sjellë freskinë dhe energjinë që karakterizon markën Frostea,” u shprehën përfaqësuesit e kompanisë.
Prania e Frostea-s në këto aktivitete u prit me entuziazëm nga fëmijët dhe prindërit, duke e bërë markën pjesë të shumë momenteve të paharrueshme. Ngjarjet e organizuara në qytete të ndryshme dëshmuan edhe një herë rëndësinë e krijimit të hapësirave ku fëmijët mund të argëtohen, të socializohen dhe të festojnë së bashku.
Frostea mbetet e përkushtuar të mbështesë iniciativa që sjellin vlera pozitive në komunitet dhe të jetë pjesë e momenteve që krijojnë kujtime të bukura për brezat e rinj.
Frostea – tani më është stili juaj!

